Site icon Telegrafi

Zvicrës po i mbaron bora nga ngrohja globale

Shtetit të famshëm për resortët e skive dhe peizazheve të bukura malore sidomos gjatë stinës së dimrit, po i mbaron bora, një fakt ky shumë shqetësues dhe i verifikuar gjatë kohëve të fundit. E gjithë kjo situatë që po ndodh në Zvicër është si pasojë e goditjes së rëndë që ky shtet ka marrë nga ngrohja globale.

Sipas satelitëve shtetërore të vendosur në të gjithë territorin, Zvicra ka humbur rreth një të pestën e sasisë së borës së saj gjatë 12 viteve të fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Shkrirja e borës në disa prej resortëve më të famshme të Alpeve zvicerane po shndërrohet në një kërcënim shumë të madh për këtë vend, sepse rrezikon që ta zhvendosë atë nga renditja e një prej destinacioneve më të përzgjedhura për skijim, përcjell Telegrafi.

Përmes imazheve janë evidentuar ndryshimet që kanë ndodhur në shtetin e Zvicrës gjatë periudhës 1995 dhe 2017. Të dhënat e grumbulluara nga satelitët që mbulojnë të gjithë territorin e Zvicrës, tregojnë se zonat e mbuluara me borë kanë humbur rreth 24 për qind të sipërfaqes se tyre.

Midis periudhës së viteve 1995 dhe 2005, 36 për qind e territorit të Zvicrës pësoi një rënie të sasisë së dëborës nga 0-20 për qind, që do të thotë se në një pjesë të territorit nuk ra fare borë.

Në të gjithë territorin ku rënia e borës parashikohej nga 80-100 për qind, ka pësuar një rënie gjatë dhjetë viteve të fundit në 15 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version