Në një bisedë me lexuesit e portalit zviceran watson.ch, Xherdan Shaqiri është ballafaquar kryesisht me një pyetje: Për Zvicrën apo për Kosovën?
Duke dashur të relativizojë peshën e kësaj pyetjeje, mesfushori me tipare sulmuese e ka kthyer në humor, duke thënë “se të shtunave për Kosovën e të dielave për Zvicrën”, transmeton albinfo.ch.
Por pastaj, Shaqa i është kthyer pyetjes me seriozitet se jemi para evropianit dhe se atje do të japë gjithçka nga vetja për Zvicrën. Por çfarë do të ndodhë më tutje? Shaqiri nuk ka dashur të spekulojë më shumë.
Në vazhdim watson shkruan se ende është e paqartë nëse Shaqiri në përgjithësi ka të drejtë të luajë për Kosovën, përcjell albinfo.ch. Kjo mund të dihet vetëm pasi që Kosova të pranohet edhe në FIFA.