Banorët e Zvicrës sot do të votojnë për propozimin e ri i cili do t’i lëjojë emigrantët e gjeneratës së tretë për të shmangur disa procedura të burokracisë.
Votuesit zviceranë do të zgjedhin nëse rregullat strikte mbi shtetësinë e vendit duhet të aprovohen apo jo.
I lindur në Zvicër nuk garanton shtetësi dhe banorët jo-zviceranë duhet të presin zakonisht 12 vjet para se të aplikojnë për diçka të tillë.
Testet dhe intervistat e qeverisë janë gjithashtu të detyruara, të cilat mund të jenë të shtrenjta.
Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt tek ata që kanë lindur në Zvicër, të cilët prindërit dhe gjyshërit u kanë jetuar gjithashtu në vend të përhershme.
Mbështetësit e planit për të lehtësuar procesin, e argumentojnë se është qesharake të pyesin njerëzit në kanë lindur dhe kanë jetuar gjithë jetën e tyre në Zvicër për të provuar se ata janë të integruar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.