Telegrafi

Zvicra U21 publikon listën, tre futbollistë shqiptarë të ftuar

Përfaqësuesja e Zvicrës U21 ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit mars.

Helvetikët do t’i zhvillojnë dy takime, një në shtëpi më 25 mars dhe një tjetër në udhëtim katër ditë më vonë.

Trajneri i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, Mauro Lustrinelli ka grumbulluar edhe tre futbollistë me prejardhje nga Kosova për sfidat ndaj Uellsit në shtëpi dhe Holandës në udhëtim.

Pasi debutoi me Përfaqësuesen A, Kastriot Imeri është rikthyer të luaj me U21shat e Zvicrës.

Për këto dy sfida është grumbulluar edhe portieri Amir Shaipi, derisa për herë të parë ftesë ka marrë mesfushori i talentuar Ardon Jashari.

/Telegrafi/