Site icon Telegrafi

Zvicra thotë se kryen kontroll të zakonshme ndaj aeroplanit rus

Autoritetet zvicerane kanë thënë të shtunën se aeroplanët e tyre luftarakë që fluturuan në afërsi të një aeroplani qeveritar rus që udhëtonte drejt Perusë, po bënin kontrolle të zakonshme, pasi Moska kërkoi sqarime.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/momenti-kur-aeroplanet-ushtarake-zvicerane-rrethojne-aeroplanin-rus-video/

Ministria e Mbrojtjes e Zvicrës tha se dy aeroplanë të saj të tipit F/A-18 kanë fluturuar pranë atij rus për rreth shtatë minuta mbi hapësirën ajrore të Zvicrës.

Kontrolle të tilla janë bërë rreth 400 herë gjatë një viti me aeroplanët që u takojnë qeverive të huaja.

“Është e ngjashme me patrullat e Policisë në rrugë, kur kontrollojnë një makinë për t’u siguruar se nuk është vjedhur”, tha një zëdhënës.

Lexo po ashtu Aeroplani rus me delegacionin e Putinit bën ulje emergjente në Lisbonë

Gjatë ditës, Ambasada ruse në Zvicër i dërgoi qeverisë zvicerane një letër me të cilën shpreh “habinë” dhe kërkon sqarime!

Fluturimi i aeroplanit nuk u ndikua dhe ai vazhdoi rrugën deri në ndalesën e furnizimit në Lisbonë të Portugalisë. Ndërkohë, në Lisbonë pësoi një prishje teknike, duke bërë që Rusia të dërgonte një tjetër aeroplanë me pjesët rezervë. /REL/

Exit mobile version