Telegrafi

Zvicra do të vendosë nëse do të përfundojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së

Votuesit zviceranë do të vendosin të dielën nëse do ta anulojnë marrëveshjen e tyre me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve brenda unionit të tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët thonë se pakti parasheh që Zvicra të kontrollojë kufijtë e saj si dhe të zgjedh vetëm emigrantët që vendi do të dëshirojë t’i pranojë.

Ndërkohë, disa potencojnë se vendimi do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë që të jetojnë dhe të veprojnë në vendet e BE-së.

Autoritetet deklarojnë se kjo do të krijonte një situatë kaotike e më të keqe se ajo e Brexit-it.

Pse Zvicra duhet të shqetësohet me lëvizjen e lirë të qytetarëve?

Zvicra pati vendosur shumë kohë më parë që të mos i bashkohej BE-së, mirëpo e njëjta dëshiron të bashkëpunojë me vendet evropiane për sa i përket tregtisë së lirë; si dhe të punojë së bashku me Brukselin në fusha transporti, ambientit dhe arsimit.

Ndërkohë, BE-ja iu ka thënë zviceranëve që në rast se zbatohet ky anulim i marrëveshjes atëherë vendi duhet të heqë dorë edhe nga marrëveshjet fitimprurëse. /Telegrafi/