Site icon Telegrafi

Zvicra do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean Lebet, me të cilin bisedoi për thellimin e ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Hamza falënderoi ambasadorin Jean Lebet për kontributin në përkrahjen e komunave në hartimin e buxheteve komunale dhe për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e ujërave si dhe sektorin shëndetësor.

Ai po ashtu e informoi diplomatin zviceran për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën për sundimin e rendit dhe ligjit, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Ndërsa, ambasadori zviceran Jean Lebet shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Exit mobile version