Sot qytetarët zviceranë do të vendosin përmes referendumit nëse do të lejojnë që çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë.
Sipas Euronews sondazhet e fundit thonë se 63% e të anketuarve e mbështesin reformën “Martesa për të gjithë”, 35% janë kundër dhe 2% të pavendosur.
Fushata ka qenë mjaft e polarizuar mes mbështetësve të komunitetit LGBT+ dhe kundërshtarëve konservatorë.