Site icon Telegrafi

Zvicra shkatërron Hungarinë, shënon edhe Xhaka (Video)

Festa e Xhakës së bashku me Shaqirin dhe bashkëlojtarët tjerë

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të thellë ndaj Hungarisë me rezultat 5-2, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Zvicra ka arritur të shënoj edhe fitoren e nëntë nga po kaq ndeshje në Grupin B në kuadër të kualifikimeve për Botëror, duke dominuar Hungarinë.

Serinë e golave e hapi mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili shënoi për 1-0 pas një presingu të thellë që bëri duke detyruar portierin mysafirë të gaboj.

Festa e Xhakës pas golit të shënuar

Pas vetëm dy minutave Zvicra arriti të dyfishonte epërsinë me anë të Fabian Frei, i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.

Kombëtarja helvetike vazhdoi trysninë dhe dominimin e tyre deri sa gjeti edhe golin e tretë me anë të Steven Zuber, i cili shënoi në minutën e 43-të pas asistimit të Xherdan Shaqirit dhe dërgoi skuadrat në pushim me këtë rezultat.

Zuber shënoi dy gola të bukura

Edhe pjesa e dytë i takoi ekipit kombëtar të drejtuar nga Vladimir Petkovic, të cilët arritën të menaxhojnë mirë situatën duke shënuar edhe një gol me anë të Zuber (49’), i cili ngriti epërsinë në 4-0.

Në vazhdimin e ndeshjes, Hungaria arriti të gjej golin e parë për ta në ndeshje me anë të Richard Guzmics, i cili shënoi në minutën e 59-të për 4-1, ndërsa Stephan Lichtsteiner me golin e tij në minutën e 83-të pas asistimit të Shaqirit ngriti epërsinë në 5-1.

Goli i fundit në ndeshje dhe i rezultatin përfundimtar 5-2 u shënua në minutën e 89-të nga Roland Ugrai .

Pas kësaj fitore, Zvicra vazhdon të prijë në grupin B me 27 pikë apo tri pikë më pak se Portugalia në vendin e dytë, ndërsa Hungaria mbetet në vendin e tretë me 10 pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version