Site icon Telegrafi

Zvicra regjistron 10 mijë raste të reja me coronavirus

Zvicra raportoi të mërkurën 10 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat e autoriteteve shëndetësore zvicerane.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 192 mijë, përderisa deri më tani janë shënuar 2,500 viktima.

Përveç Zvicrës, rritje të rasteve me coronavirus janë parë tashmë edhe në shumë vende të tjera në Evropë, sikurse në Britani, Francë, Spanjë, Itali dhe Çeki.

Shumica prej këtyre vendeve kanë filluar edhe zbatimin e masave të reja kufizuese, për të shmangur një rritje tjetër të valës.

Përkundër masave të aplikuara, numri i rasteve ditore vlerësohet të jetë dukshëm më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version