Numri i rasteve të reja nga coronavirusi në Zvicër është rritur me 3,105, tregojnë të dhënat nga agjencia e shëndetit publik në vend.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shifra e sotme raportohet të jetë më e larta që kur vendi u përball me pandeminë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve në Zvicër u rrit në 42 mijë, ndërsa dy mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë.
Përveç Zvicrës, rritje të rasteve me virusin vdekjeprurës janë parë edhe në vendet e tjera evropiane sikurse në Britani të Madhe, Francë, Poloni, Gjermani, Holandë dhe në Spanjë.
Lidhur me këtë rast autoritetet e këtyre vendeve kanë filluar implementimin e masave parandaluese.
Gjatë stinës së pranverës, Evropa ishte përballur rëndë me pandeminë, ndërsa tani po raportohet për ‘rikthim’ të rasteve. /Telegrafi/