Gjashtë shqiptarë do të jenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës në Kampionat Evropian.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarësh për “EURO 2016”.
Përveç Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit, Blerim Xhemajlit dhe Admir Mehmedit, ai e ka marrë me vete edhe sulmuesin tjetër shqiptar, Shani Tarashaj.
Nga lista paraprake përzgjedhësi Petkovic ka lënë jashtë Philippe Senderos, Silvan Widmer dhe Luca Zuffi.