Para ndeshjeve të muajit qershor kundër Portugalisë dhe Anglisë ose Holandës, Zvicra e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.
Në kuadër të fazës finale në Ligën e Kombeve, Zvicra do të përballet më 6 qershor me Portugalinë, ndërkaq katër ditë më vonë me Anglinë ose Holandën.
Fillimisht, helvetikët do ta mbajnë një kamp përgatitor në Cyrih me 25 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.
Tre futbollistë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti janë ftuar nga përzgjedhësi Petkovic.
Dyshja Shaqa dhe Xhaka nuk do të marrin pjesë në kampin e sipërpërmendur, pasi kanë angazhime me Liverpoolin, respektivisht Arsenalin në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Albian Ajeti i Baselit do të jetë i pranishëm në këtë kamp. /Telegrafi/