Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Në këtë takim ambasadori zviceran i premtoi ministrit Sefaj se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.