Telegrafi

Zvicra po planifikon një hapje graduale, së pari me disa biznese pastaj edhe shkollat

Qeveria zvicerane sot do të zbulojë se si planifikon të zbusë gradualisht masat e izolimit, të paraqitura për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, raporton New York Times.

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, do të paraqesë sot një plan që është i ndarë në tre faza për hapjen graduale të shkollave dhe aktiviteteve që janë ndërprerë për një muaj.

Duke filluar nga 27 prilli, kompanitë që ofrojnë shërbime të tilla si berberët dhe fizioterapistët do të jenë në gjendje të fillojnë përsëri punën në kushte të caktuara.

Në fazën e dytë, e cila është vendosur të fillojë më 11 maj, planet janë për hapjen e shkollave. Ndërsa baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën më 6 qershor.

Ende nuk dihet se kur do të jenë të mundshme mbledhjet masive siç janë koncertet dhe ndeshjet e futbollit. Më shumë se pesë persona janë të ndaluar të mblidhen në Zvicër, si pjesë e masave të tyre.

Komuniteti i biznesit zviceran, i cili ka pësuar humbje të mëdha duke ndaluar operacionet, ka lobuar të heqë kufizimet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Deri më tani, 1239 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në këtë vend.

Edhe Austri fqinje ka njoftuar tashmë hapjen e pjesshme të disa bizneseve. /Telegrafi/