Site icon Telegrafi

Zvicra po heton mjekun që ofronte “shërim për homoseksualët”

Gjeneva e Zvicrës është duke hetuar rastin e një doktori francez i cili pohonte se mund të trajtojë homoseksualitetin përmes terapive alternative.

“Për atë duket se homoseksualiteti është sëmundje e cila kërkon shërim. Ky element është i mjaftueshëm për të hapur një hetim”, thotë ministri i shëndetësisë Mauro Poggia.

Vendimi ka ardhur pasi rrjetet sociale u vërshuan me komente pasi doktori kishte shkruar një artikull në vitin 2009, ku ai flet për homoseksualitetin si një simptomë të veçantë, por jo një patologji.

“Homoseksualiteti është një simptomë si çdo tjetër, sikur kur keni kokëdhëmbje ose ethe. Unë nuk e kuptoj se ku qëndron problemi”, shprehet doktori, i cili me terapi trajton vajzat dhe djemtë. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version