Telegrafi

Zvicra pesëfishon eksportin e djathit në Rusi

Zvicra ka rritur pesëfish eksportin me djathë në Rusi, pasi Moska kishte ndaluar importin e ushqimeve nga BE-ja , si përgjigje ndaj sanksioneve nga ana e perëndimit, raporton ” Schweiz am Sonntag“.

Sipas gazetës, në shtator 2013, prodhuesit zviceranë kanë eksportuar në Rusi 28 ton djathë ndërsa 160 ton në shtator 2014.

Prodhuesit, megjithatë, kanë frikë se nga heqja e embargos ruse do ta marrin kompanitë nga BE-ja, për shkak se prodhuesit zviceranë dëshirojnë të eksportojnë edhe djathin e shtrenjtë.

Moska këtë verë ka aplikuar një ndalim një-vjeçar të importimit të ushqimit nga vendet që e kanë sanksionuar Rusinë. /Telegrafi/