Përfaqësuesja zvicerane, kundërshtarja e parë e Shqipërisë në Euro 2016, ka humbur shërbimet e një prej futbollistëve më cilësorë.
Sulmuesi 23-vjeçar, Josip Drmiç, do të operohet për shkak të një dëmtimi, duke mbyllur para kohe sezonin e tij.
Raportet e para mjekësore dëshmojnë se nuk do të jetë i gatshëm deri pas Kampionatit Evropian.
Zvicra gjendet në Grupin A, ku gjenden edhe Shqipëria, Franca dhe Rumania. /Telegrafi/