Telegrafi

Zvicra nuk fton Shaqirin shkaku i dëmtimit, Xhaka konfirmohet kapiten

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, nuk e ka fituar Xherdan Shaqirin për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjermanisë, ndërsa Granit Xhaka është konfirmuar si kapiten.

Zvicra ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës që zhvillohen ndaj Ukrainës dhe Gjermanisë në fillim të muajit shtator.

Granit Xhaka është zyrtarisht kapiten i kombëtares, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk është ftuar, pasi ai është dëmtuar përsëri në stërvitje.

“Unë kam qenë në kontakt me Xherdan tërë kohën. Folëm për herë të fundit dhjetë ditë më parë. Ai stërviti plotësisht me Liverpoolin, u ndje mirë. Të mërkurën e kaluar ne donim të diskutonim hapat e ardhshëm”.

“Fatkeqësisht, ai u dëmtua. Lëndimi është i lehtë. Kështu që ai nuk ishte në gjendje të na ndihmonte. Kjo është arsyeja pse ai nuk është thirrur”, ka thënë Petkovic.

Për herë të parë pas shumë vitesh janë ftuar vetëm dy shqiptarë, pasi në listë është vetëm edhe Albijan Ajeti. /Telegrafi/