Telegrafi

Zvicra nuk e vazhdon marrëveshjen për sigurim social me Kosovën

Sipas njoftimit të sindikatës, vendimi i Qeverisë së Zvicrës, që “pa negociata dhe pa paralajmërim” të mos e vazhdojë marrëveshjen për sigurim social, do të thotë se njerëzit nga Kosova, pensionin invalidor mund ta marrin vetëm nëse mbesin të jetojnë në Zvicër. Nëse kthehen në Kosovë, e humbin të drejtën për pension.

Vendimin e tyre për mos ripërtëritjen e marrëveshjes, autoritetet e Zvicrës e kanë arsyetuar me vështirësitë për vërtetimin e gjendjes shëndetësore të atyre që e marrin pensionin invalidor të Zvicrës, e jetojnë në Kosovë.

Sindikata më e madhe zvicerane, UNIA, konsideron se këto “vështirësi, nëse me të vërtetë ekzistojnë, nuk mund ta arsyetojnë diskriminimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Kosova, të punësuar në Zvicër, dhe të familjeve të tyre”.

Sindikata kërkon që Qeveria e Zvicrës përsëri ta nënshkruajë marrëveshjen për sigurimin social me Kosovën.