Zvicra ka njoftuar masa të mëtejshme kufizuese që i vënë në cak kryesisht të pavaksinuarit, gjithashtu dhe rivendosjen e masës për të obliguar punën nga shtëpia, dhe duke e bërë përsëri testimin falas.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi do të shtrëngojë masat kundër COVID-19 mes të një situate të përkeqësuar, njoftoi qeveria të premten pasdite.
Masat do të zbatohen nga e hëna, më 20 dhjetor.
Masat më të ashpra të parashikuara fundjavën e kaluar – që përfshinin mbylljen e plotë të bareve, restoranteve dhe eventeve – si duket janë anuluar.
Sipas rregullave të reja, vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar do të kenë mundësi të hyjnë në restorante, objekte kulturore, sportive dhe evente të tjera. /Telegrafi/