Telegrafi

Zvicra nga sot me masa të reja antiCOVID

Zvicra ka miratuar masa të reja kufizuese sa i përket hyrjeve në këtë shtet, të cilat hyjnë në fuqi sot më 04 dhjetor.

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ndryshimet do të hyjnë në fuqi për të gjithë udhëtarët pa marrë parasysh shtetësinë dhe statusin e vaksinimit të tyre.

“Të gjithë personat që udhëtojnë për në Zvicër duhet të plotësojnë një formular shëndetësor në formë digjitale para nisjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dje pasdite, Zvicra ka miratuar disa ndryshime sa i përket kufizimeve për hyrje në këtë shtet. Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi që sot, pra me datë 04.12.2021.

Ndryshimet të cilat do të hyjnë në fuqi për të gjithë udhëtarët pa marrë parasysh shtetësinë dhe statusin e vaksinimit të tyre janë:

  1. Të gjithë personat që udhëtojnë për në Zvicër duhet të plotësojnë një formular shëndetësor në formë digjitale para nisjes.

Formulari digjital mund të plotësohet në

https://sëissplf.admin.ch/formular

Personat të cilët nuk kanë të plotësuar këtë formular në formë digjitale nuk mund të pranohen për udhëtim.

  1. Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Zvicër duhet të posedojnë edhe PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë para kohës së nisjes. Kjo vlen edhe për udhëtarët e vaksinuar.

TESTI ANTIGEN NUK PRANOHET PER UDHETIM NE KETE RAST!

Në rast se udhëtaret kanë pyetje shtesë atëherë i lusim që të kontaktojnë kompaninë ajrore me të cilën ata do të udhëtojnë. /Telegrafi/