Telegrafi

Zvicra, nën presion të hapë llogaritë anonime bankare

Gjermania është irrituar nga bankat zvicerane, sepse atyre që fshehin tatimet me gjakftohtësi u lejon që paratë t’i depozitojnë atje. Për këtë qëllim kërkoi që Zvicra të vendoset në listën e zezë të “Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim”.

Pikërisht, nga Zvicra kërkohet të heqë dorë nga ajo që i mundëson një jetë komforte për qindra vjet. Nëse anulohet anonimiteti i llogarive, është pak e besueshme se të pasurit dhe fshehësit e tatimeve do t’i vendosin miliardat e tyre në bankat zvicerane.

Falë këtyre parave, bankat zvicerane janë aq shumë të pasura sa që mjetet pasive të dy bankave më të mëdha në këtë shtet të alpeve është shtatë herë më i madh se prodhimi i brendshëm bruto.