Telegrafi

Zvicra mposht bindshëm Izraelin – vazhdon si lider i Grupit I

Zvicra ka triumfuar 3-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve në Euro 2024.

Goli i parë i ndeshjes u realizuar në minutën e 39-të, kur Remo Freuler asistoi te Ruben Vargas për 1-0.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Në minutën e 48-të, Zeki Amdouni realizoi për 2-0, duke u gjendur në vendin e duhur, për të mposhtur me lehtësi portierin izraelit.

Për golin e tretë u përkujdes Silvcan Widmer, që pranoi një asistim pre Denis Zakarias në minutën e 52-të, duke vulosur kështu fitoren e Helvetikëve për 3-0.

Zvicra është lider i Grupit I me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania, Kosova ka dy, Andorra dhe Izreaeli me nga një, ndërsa Bjellorusia ende pa pikë. /Telegrafi/