Telegrafi

Zvicra mezi pret të festojë

Megjithëse ka akoma edhe një seksion të tunelit për të gërmuar dhe nuk parashikohet të përfundojë deri më 2011-ën, vëmendja e mediave ilustron këtë pasion të veçantë të zviceranëve.

Më shumë se 2,500 km (1,550 milje) me tunele kryqëzohen në udhët e Zvicrës, në një pikë ndërlidhjeje alpine midis dy rajoneve më dinamike ekonomike të Europës, Italinë veriore dhe Gjermaninë jugore.

Sipas zyrës së saj federale të transportit, Zvicra ka trafikun më të dendur hekurudhor të mallrave në Europën perëndimore, dhe të gjitha ngarkesat e saj kalojnë në një numër tunelesh.

Çdo vit, Kongresi Zviceran i Tuneleve që organizohet nga STZ, tërheq qindra ekspertë që diskutojnë për teknikat e konstruksionit, reduktimin e risqeve dhe teknologjinë.Zviceranët, gjithashtu janë duke studiuar ndërtimin e një tuneli të transportit automatik prej 240-km (149 milje) për të lidhur Zvicrën lindore me atë perëndimore. I ashtuquajturi "Swiss Cargo Tube" do të transportojë mallra deri në 60 metra nën tokë, 24 orë në ditë.

"Për momentin Cargo Tube është vetëm imagjinatë, por shanset për ta bërë atë realitet duken pozitive”,- thotë Guido Guetter, i cili drejton grupin e kërkimeve. "Ai do të ishte i shpejtë i besueshëm, ambientalist, praktik dhe ekonomik”.

Por me planin e tij prej 149 miljesh, ai do të ishte gjithashtu shumë, shumë i gjatë.