Telegrafi

Zvicra merr fitoren e parë në Ligën e Kombeve, Spanja prinë grupin

Janë zhvilluar edhe ndeshjet e katërta në Grupin 2 të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Ligë së Komeve duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë, ndërsa në anën tjetër Spanja ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Republikës Çeke.

Golin për ekipin zviceran e shënoi Haris Seferovic në minutën në minutën e parë të ndeshjes, kurse për spanjollët shënuan Carlos Soler (24’) dhe Paolo Sarabia (75’).

Kështu në Grupin prinë Spanja me tetë pikë, e ndjekur Portugalia me shtatë pikë, kurse Republikës Çeke ka katër dhe Zvicra tre pikë.

Ndeshjet e radhës janë Spanjë-Zvicër dhe Republika Çeke-Portugalia. /Telegrafi/