Telegrafi

Zvicra mbi një milionë euro për pronat

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje edhe njëherë dëshmon përkushtimin e Qeverisë Zvicerane për ta ndihmuar financiarisht Republikën e Kosovës në fusha të rëndësisë së veçantë dhe për këtë Zvicra është edhe njëri ndër donatorët më të madhej në Kosovë.

Zëvendësministri Ramadan Avdiu tha se kjo Marrëveshje siguron kornizën ligjore për kontributin e Qeverisë zvicerane në lidhje me mandatin e Agjencisë Kosovare të Pronës për zgjidhjen e kontesteve të së drejtës së pronës në sferën e pronave bujqësore dhe atyre komerciale. Ky kontribut ofrohet në kuadër të kornizës së bashkëpunimit teknik, financiar, ndihmës humanitare të Qeverisë zvicerane në të mirë të Kosovës si dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.
 

Implementimi i kësaj Marrëveshjen do të bëhet duke respektuar Marrëveshjen Kornizë rreth Bashkëpunimit Teknik dhe Financiar dhe Ndihmës Humanitare ndërmjet Këshillit Federal të Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar më herët. /Telegrafi/