Zvicra vazhdon të mbaj të mbyllur kufijtë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç me Shqipërinë. Në “listën e zezë” për lëvizje të lirë drejt Zvicrës dhe anasjelltas mbetet sërish Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia. Shteti helvetik sot azhuroni listën duke shtuar edhe Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën në mesin e 45 shteteve të Botës si të rrezikshme për udhëtim për shkak të pandemisë.
Konfederata e Zvicrës
Maqedonia e Veriut
Kosova
Serbia
Mali i Zi
Bosnje & Hercegovina
Kjo nënkupton që mërgimtarët tanë të cilët jetojnë në Zvicër do ta kenë të kushtëzuar ardhjen e tyre në vendlindje gjatë pushimit të verës. Por, ata të cilët duan të vijnë, sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane, e kanë patjetër të futen në izolim shtëpiak 14 ditor pas kthimit të tyre në Zvicër.
Të hënën, edhe BE rishikoi vendimet e lëvizjes së kushtëzuar për shtetet e tjera, në mesin e të cilave përveç Serbisë, në listën mbeten edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Në bazë të dhënave epidemiologjike nga OBSH, për masat restriktive BE rekomandon çdo dy javë”, njoftojnë nga Komisioni Evropian.
Mërgimtarët tanë nga Evropa duhet të presin deri më 2 gusht në rast se shtetet anëtare të BE-së lirojnë masat shtrënguese për lëvizje të lirë. Aktualisht edhe udhëtimi i tyre në këto destinacione është i kushtëzuar me PCR test negativ dhe karantinë dy javore pas kthimin në shtetet amë./Alsat/