Zvicra ka urdhëruar mbylljen e restoranteve, bareve dhe dyqaneve nga ora 7 e mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit, tha qeveria të premten derisa vendi vazhdon të përballet me nivel të lartë të rasteve dhe viktimave nga COVID-19.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, qeveria tha se rajonet më pak të goditura nga pandemia do të lejohen t’i mbajnë vendet e hapura deri në orën 11 të mbrëmjes, derisa masat të hyjnë në fuqi të shtunën.
Masat, të vendosura pas diskutimeve midis qeverisë dhe autoriteteve lokale, gjithashtu ndikojnë në ngjarje dhe aktivitete kulturore të cilat janë kufizuar në grupe me pesë persona.
“Niveli i infeksioneve me coronavirus mbetet i lartë dhe në disa kantone po rritet përsëri”, tha qeveria në një deklaratë.
“Spitalet janë afër limitit dhe personeli shëndetësor është nën presion. Situata është shqetësuese”, thuhej më tej.
Kufizimet e reja, të cilat hyjnë në fuqi të shtunën do të zgjasin deri më 22 janar.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në Zvicër u rrit në 373 mijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5,867 persona. /Telegrafi/