Site icon Telegrafi

Zvicra largon disa nga kufizimet që i kishte vendosur për të parandaluar coronavirusin

Zvicra sot ka vendosur që të largojë edhe disa masa që i kishte vendosur më herët, të paraqitura për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, përfshirë hapjen e klubeve të natës dhe stadiumeve të futbollit, shkruan Neue Zuercher Zeitung.

Rregulli për një maksimum prej katër personash që mund të hanë së bashku në një restorant do të shfuqizohet, transmeton Telegrafi.

Sipas masave të paraqitura nga Zvicra në mars, maksimumi pesë njerëz mund të ishin mbledhur në vende publike deri më tani, dhe kjo tani do të rritet në 30. Ngjarjet private do të jenë në gjendje të përfshijnë deri në 300 njerëz.

Qeveria duhet të njoftojë lehtësimin e masave pas mbledhjes së kabinetit.

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset do të lejojë që teatrot, kinematë, kopshtet zoologjike, pishinat dhe pushimoret në vende malore të hapen në 8 qershor, thotë gazeta. /Telegrafi/

Exit mobile version