Telegrafi

Zvicra kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, kërkon unitet mes udhëheqësve

Ambasada e Zvicrës në Kosovë u ka bërë thirrje partnerëve të koalicionit qeverisës që t’i kapërcejnë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të ndërtojnë besimin, në mënyrë që të vazhdojnë me zbatimin e planit të Qeverisë dhe të jetësojnë atë për të cilën janë zgjedhur.

Në deklaratën e bërë për media nga ambasada e Zvicrës në Kosovë thuhet se tani duhet të ketë unitet mes udhëheqësve.

“Zvicra ndihet fuqimisht e përkushtuar në miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me  Republikën e Kosovës dhe njerëzit e saj. Sot bota gjendet nën kontrollin e coronavirusit, situata në Republikën e Kosovës është gjithashtu serioze. Zvicra lavdëron vendosmërinë dhe kompetencat e demonstruar nga Qeveria deri më tani. Siç po kërkohet në tërë botën, udhëheqësit duhet të tregojnë unitet tani ashtu që të mbrojnë njerëzit në mënyrë efektive.

Lexo po ashtu Gjermania e Franca thirrje LDK-së: Rishqyrtojeni mocionin

Ne i dënojmë të gjitha përpjekjet për të përdorur pandeminë e coronavirusit, për ta rrëzuar Qeverinë e ligjshme, dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të ndihmojnë në lehtësimin  e situatës”, thuhet në deklaratë.

Seanca për rrëzimin e Qeverisë do të mbahet nesër në ora 11:00./Telegrafi/