Site icon Telegrafi

Zvicra kërkon fitore në udhëtim te Bullgaria, Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë

Përfaqësuesja e Zvicrës do të nis kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës, Katari 2022 në udhëtim.

Ndeshja e parë e helvetikëve është në Bullgari, ku Kombëtarja bullgare është nikoqire e tyre.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic i ka dhënë hapësirë në formacionin e parë si gjithmonë dy futbollistëve shqiptarë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë titullarë në këtë takim, derisa Admir Mehmed është në bankën rezervë.

Dy ekipet përfaqësuese duan ta nisin me fitore këtë kampanjë kualifikuese, edhe pse Zvicra në letër është favorit.

Formacionet zyrtare:

Bullgaria: Iliev, Zanev, Bozhikov, Dimov, Popov, Cicinho, Kostadinov, Malinov, Yomov, Despodov, Iliev.

Zvicra: Sommer, Rodriguez, Akanji, Elvedi, Mbabu, Zuber, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Seferovic, Embolo. /Telegrafi

Exit mobile version