Site icon Telegrafi

Zvicra jep 200 mijë euro për Specialen, mesazh për ata që donin ta shfuqizonin

Derisa liderët e vendit, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli bashkë me 43 deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, shteti i Zvicrës, në janar të këtij viti ka dhënë fonde për tribunalin prej 200 mijë frangash.

Në një shkrim autorial të Pierre Hazan, është bërë e ditur se shteti zviceran i ka dorëzuar Gjykatës Speciale donacion prej 200 mijë frangash, si mbështetje financiare.

“Në janar të vitit 2018, Zvicra dha fonde prej 200 mijë franga (214,750 dollarë) për gjykatën e jashtme speciale, e cila pritet të hedh dritë mbi krimet e kryera në Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000, veçanërisht për zhdukjen e 500 civilëve kryesisht serbë gjatë konfliktit ndërmjet separatistëve dhe forcave serbe dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s”, shkruan në artikull, transmeton Express.

Autori shkruan se deputet të shumtë nga partia në pushtet në Prishtinë mbetën të vendosur për t’i dhënë fund këtij tribunali të ti, i cili mund të kërcënojë njerëzit kryesorë në pushtet, të cilët ishin komandantë të, siç shkruan autori, ish-lëvizjes rebele UÇK.

“Pra, mbështetja e Zvicrës është më e rëndësishme dhe më shumë i jep mesazh politikanëve sesa që dërgon shumën e financimit. Ekaterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, e kuptoi këtë kur u dërguan paratë që do të ndihmonin ‘për të shpërndarë njohuri dhe informacion për publikun e gjerë për mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara’”, shkruan gazeta zvicerane swissinfo.

Exit mobile version