Telegrafi

Formacionet zyrtare: Zvicra – Irlanda e Veriut, helvetikët kërkojnë kualifikimin në botëror me tre shqiptarë titullar

BELFAST, NORTHERN IRELAND - NOVEMBER 09: Steven Davis of Northern Ireland and Granit Xhaka of Switzerland in action during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Northern Ireland and Switzerland at Windsor Park on November 9, 2017 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Irlandës së Veriut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për një takim shumë të vlefshëm.

Helvetikët janë nikoqir të irlandezo-veriorëve në takimin e dytë të “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Ky takim shumë i vlefshëm fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumit St. Jakob-Park të Baselit.

Lexo po ashtu Shaqiri e ndihmon Zvicrën të fitojë në udhëtim, afër kualifikimit në Botëror (Video)

Ndeshja e parë në Belfast ka përfunduar me fitoren 1-0 të Zvicrës, ndërsa ky takim do të jetë vendimtar për kualifikimin e njërës skuadër.

Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa Vladimir Petkovic i Zvicrës ka zgjedhur tre futbollistë me prejardhje shqiptare si titullar.

Lexo po ashtu Xhaka i lumtur me fitoren ndaj Irlandës së Veriut: Hap i madh drejt Kupës së Botës (Foto)

Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili do të luajnë në mesfushë, ndërsa Xherdan Shaqiri si sulmues anësor.

Në bankën rezervë janë edhe dy futbollistë tjerë me prejardhje shqiptare, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare: