Site icon Telegrafi

Zvicra investoi më së shumti në Kosovë

Zvicra është shteti që ka investua më së shumti para në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Fiks 61 milionë e 500 mijë euro kanë hyrë si Investime të huaja direkte nga ky vend gjatë periudhës janar-shtator.

Ndërkohë që ajo renditet si e katërta në mesin e shteteve me numrin më të madh të bizneseve të hapura gjatë 2015, në Kosovë, raporton Gazeta Fjala.
Për numrin e bizneseve para saj janë renditur Shqipëria me 65 biznese, Turqia me 51 biznese dhe Gjermania me 32 biznese. Nga të tria së bashku janë investuar 89.4 milionë euro.

Shqipëria investoi 28.8 milionë euro, Turqia 39.8 dhe Gjermania 20.8 milionë euro.
Në tabelën ku janë renditur shtete që kanë investuar më shumë në Kosovë në mesin e 9 shteteve, shëtit fundit me investimin më të vogël renditet Italia. Ky shtet ka sjellë 4.3 milionë euro në vend, me 24 biznese aq sa ka edhe shteti i Serbisë.

Në total numri i bizneseve me pronarë të huaj sipas shteteve del të jetë 385, sipas regjistrimit të tyre në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), për gjatë periudhës janar-tetor. Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në total 260.7 milionë euro kanë hyrë në Kosovës si rezultat i Investimeve Direkte. Gjatë muajit prill kishte ndodhur investimi më i madh 47.1 milionë euro kurse muaji qershor solli më së paku të hyra nga investimet në Kosovë, vetëm 6.7 milionë.

Bizneset me pronarë të huaj, parat e tyre për të investuar më se shumti në këta sektor tregti, procesim, veprimtari shërbyese, sektori financiar, ndërtim , transport, telekom dhe shëndetësi. Me gjithsej 63 biznese sektori në të cilin u investua më së shumti del të jetë tregtia. Në sektorin e përpunimit 50 biznese të huaja iu bashkuan tregut të Kosovës.

Ndërkohë që për veprimtari shërbyese morën jetë 44 biznese. Ndërsa, me pak sesa 15 biznese u hapën në sektorin financiar (gjithsej 14) dhe në ndërtim me 11.
Më së paku u investua në shëndetësi, transport dhe telekom. Numri i tyre është 4 respektivisht 8 investime përgjatë periudhës janar- qershor.

Të dhëna që kanë dal nga Bankës Qendrore të Kosovës për investimet e huaja direkte sa i përket aktivitetit ekonomik gjatë periudhës Janar-Shtator 2015, tregojnë se patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitetet tjera biznesore kanë 146.6 milionë euro. Ndërkohë që për ndërtim ishin 50.5 milionë euro, për shërbime financiare 32.9 milionë euro, transport dhe komunikim 20.8 milionë euro, energjetikë 11.4 milionë, shërbime tregtare 10.4 milionë, si dhe në industri 8.8 milionë.

Megjithëkëtë ekziston një periudhë e gjatë prej kur kishte nisur rënia e vëllimit të investimeve të huaja direkte. Në vitin 2011 ato ishin 384,6 milionë euro, ndërsa dy vjet më vonë ranë në 280,2 milionë euro, ose rreth 28 për qind. Në periudhën janar-shtator 2014 IHD-të ranë në 125,3 milionë euro. Kështu tregojnë të dhënat e nxjerra nga raporti i fundit për Zhvillimin e Sektorit Privat në Kosovë dhe Potencialet për Investime i publikuar nga agjencia REA.
Arsye për këtë rënie janë të shumta pati raportuar Gazeta Fjala.

Një kohë të gjatë, vendi nuk kishte legjislacion të mjaftueshëm për të garantuar investitorët nga jashtë. Ligji për investimet e huaja është miratuar në fund të vitit 2013, mirëpo, zhvillimet në rrafshin politik, edhe më tutje vendin e mbajtën jo aq të sigurt për investime. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Exit mobile version