Telegrafi

Zvicra i relakson ligjet për fshehtësi të bankave

Qeveria njoftoi sot se do t’i këmbejë informatat me vendet e tjera, por vetëm në rastet kur ato paraqesin prova bindëse për shmangie nga pagesa e taksave.

Ky vendim u bë para mbledhjes së ministrave të jashtëm të financave të grupit G-20, në të cilën diskutohet edhe për këtë çështje.

Presioni ndërkombëtar për goditjen e strehimeve nga pagesa e taksave, është rritur me thellimin e krizës financiare globale.