Site icon Telegrafi

Zvicra humbi nga Kroacia, por Xhaka dhuroi një asistim të bukur në golin e vetëm të helvetëve

Zvicra dhe Kroacia janë përballur në një ndeshje miqësore, ku nuk kanë munguar shikuesit, ndërsa në fund fituan kroatët me rezultat 2-1.

Ajo që vlen të ceket është forma e mirë e mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka, ka asistuar në golin e vetëm të skuadrës së tij.

Lojtari i Arsenalit asistoi në golin e realizuar nga Mario Gavranovic në minutën e 31-të.

 

Xhaka harkoi saktë në zonë për Gavranovicin që realizoi fol të bukur me kokë.

Josip Brekalo dhe Mario Pasalic megjithatë realizuan për kroatët për të përmbysur rezultatin. /Telegrafi/

Exit mobile version