Zvicra edhe zyrtarisht është kualifikuar në Euro 2020, pasi e ka mposhtur 1-6 Gjibraltarin.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, ‘Helvetikët’ kaluan në epërsi me anë të Cedric Itten, e me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.
Ruben Vagas (50’) ishte ai që e dyfishoi epërsinë nga një asistim i Benitos, ndërsa shtatë minuta më vonë, Christian Fassnacht shënoi për 3-0.
Benito më pas ndryshoi rolin nga një asistues për t’u bërë golashënues në minutën e 75-të, ndërsa Itten (84’) realizoi edhe golin e dytë në këtë takim.
Vendasit arritën ta ngushtonin epërsinë e mysafirëve me anë të Styche (74’).
Granit Xhaka e mbylli këtë goleadë të Zvicrës në minutën e 86-të, gjeras mori një asistim fenomenal nga Itten.
Zvicra u kualifikua në Kampionatin Evropian si lider i grupit me 17 pikë së bashku me Danimarkën që kishte një më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FHz7umyqJTM