Në Raportin Botëror të Konkurrencës, i cili kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka befasuar me renditjen e saj duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson për aftësitë e forcës punëtore.
Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj.
Më shumë se 70 për qind e nxënësve të shkollave të mesme në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet Sistemi i Trajnimit Profesional.
Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, trajnime në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës.
Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30 për qind e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm.
“Ky sistem gëzon një mbështetje shumë të madhe nga punëdhënësit zviceranë, të cilët e cilësojnë një kontribut të madh në vitalitetin dhe fuqinë e ekonomisë së Zvicrës”, thuhet në raport.
Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve dhe një forcë punëtorë me plot aftësi e cila si rezultat prodhon të mira dhe shërbime në cilësi të lartë.
Me fokusin te trajnimet dhe shkollat profesionale, zbehet gjithashtu dëshira e të rinjve për të marrë një diplomë universiteti.
Më pak se një e treta e të rinjve nën moshën 25 vjeç shkuan drejt edukimit të lartë në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën në vende të tjera si Australia dhe Norvegjia. /ScanTV/Telegrafi/