Zvicra dhe Portugalia kanë marr fitore ndaj Spanjës dhe Çekisë në kuadër të Ligës A të Kombeve, grupi 2.
Zviceranët e nisin mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 21-të.
Manuel Akanjin që përfitoi nga një pasim i Ruben Vargas për 1-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Spanja barazoi rezultatin me Jordi Alban që nga asistimi i Marco Asensios për 1-1.
Por pas tre minutash Zvicra ktheu epërsinë, kur Akanji kësaj radhe në rolin e asistuesit gjeti Breel Embolo, që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/FootyHub12/status/1573765858803040257
Në anën tjetër Portugalia ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir i Portugalisë me rezultat 4-0.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 33-të, kur Rafael Leao asistoi te Diogo Dalot që shënoi për 1-0.
Pa u mbyll pjesa e parë Bruno Fernandes shënoi për 2-0.
https://twitter.com/Utd_winning/status/1573773698993209346
Çekia humbi penalltinë në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë me Patrick Schick.
Portugalia siguroi fitoren me golin e Dalot në minutën e 52-të për 3-0.
https://twitter.com/UtdPlug/status/1573764694552330243
Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Diogo Jotas që përfitoi nga një pasim i Ronaldos për 4-0.
Portugalia është lider me 10 pikë, ndërsa Spanja ka 8 pikë. Zvicra ka 6 pikë, ndërsa Çekia është e fundit me 4 pikë. /Telegrafi/