Site icon Telegrafi

Zvicra është në mes të një vale të coronavirusit

Zvicra është në mes të një vale të coronavirusit, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Vala filloi në muajin gusht dhe u intensifikua në fillim të nëntorit. Shifrat e fundit tregojnë një rritje në nivele më të larta.

Kjo tregon se ka më shumë infeksione me coronavirus sesa infeksione të gripit.

Testimet thonë se aktualisht kemi 45 raste me COVID-19 kundrejt shtatë infeksioneve të gripit. Pragu epidemiologjik për gripin u tejkalua në fillim të muajit nëntor, raporton swissinfo.

Ambulancat në Zvicër dhe Lihtenshtajn tregojnë një rritje të infeksioneve respiratore që nga fillimi i sezonit.

Krahasuar me dy javët e mëparshme, shkalla e konsultimeve për sëmundje të ngjashme me gripin është rritur.

Raportet e detyrueshme laboratorike për gripin janë ende në nivel të ulët, por janë në rritje të ndjeshme. Të dhënat kanë të bëjnë me javën nga 18 deri më 24 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version