Kombëtarja e Zvicrës është mjaftuar me një barazim ndaj Kosta Rikës në Nizhny Novgorod me rezultat 2-2 për t’u kualifikuar në 1/8-ën e finales së Kampionatit Botëror, ku do të përballet me Suedinë.
Zvicra nuk e filloi mirë takimin, ku hyri me shumë ndryshime në formacion.
Ishte Seferovic ai që u la në stol, kurse Embolo dhe Gavranovic u paraqitën nga minuta e parë.
Kosta Rika shfaqi karakter ofensiv në fillim duke sulmuar portën zvicerane, e madje ky ekip qëllloi edhe transverzalen.
Në vazhdim të takimit Zvicra mori lojën në dorë dhe një situatë e krijuar në zonë u shfrytëzua nga Blerim Xhemaili i cili realizoi golin e epërsisë për 1-0 (31′).
Me të filluar pjesa e dytë, Kosta Rika u rikthye duke barazuar rezultatin me anë të Watson (56′) edhe pse ky gol për ta s’kishte ndonjë vlerë.
Në vazhdim të takimit Zvicra bëri presion dhe i inkuadruari Drmic gjeti golin.
Ai pranoi një top nga Zakaria për të shënuar për 2-1 dhe ajo që u konsiderua fitorja e Zvicrës në këtë duel.
Por, së pari një penalti e anuluar me VAR e një tjetër e vendosur në rastin vijues, bëri që Kosta Rika të barazonte me një penalti të çuditshme në çastet e fundit të takimit.
https://twitter.com/OneMoTime5/status/1012061603074699264
Kështu, Zvicra mbyll fazën grupore me dy barazime dhe një fitore, e helvetët gjenden në vendin e dytë me pesë pikë, po aq sa ka edhe Brazili në vendin e parë me shtatë pikë.
Zvicra në 1/8-ën e finales përballet me Suedinë (3 korrik, 16:00h), kurse Brazili ndeshet me Meksikën, dy skuadrat e dala nga Grupi F ku u eliminua Gjermania. /Telegrafi/