int(1) Zvicra do të mbrojë sekretin bankar - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Zvicra do të mbrojë sekretin bankar

Shteti i Zvicrës nuk ka ndërmen të dorëzohet përballë asnjë presioni të bërë nga liderë të ndryshëm botërorë për të nxjerrë sekretin bankar nga institucionet financiare të konfederatës së famshme për “arkivat’ e saj monetare nga pasanikë të të gjithë botës.

Ministrja, komentoi deklarimet e bëra para pak ditësh në punimet e samitit të G20-s në Londër, ku u njoftua se do të eliminohen parajsat fiskale që nuk japin informacion për origjinën e parave.

“Zvicra e ka bërë një lëshim, muajin e kaluar për rregullat ndërkombëtare mbi deklarimin e informacionit për klientët e huaj mbi një bazë çështjesh, sepse nuk dëshiron që eksportuesit vendas të vuajnë pasojat e kësaj, por shtoi se pritet më tepër presion në të ardhmen”, – ka vijuar ministrja.

Ajo ka konfirmuar megjithatë se deklarimi i informacionit për klientët, nuk u pranua të bëhet automatikisht, siç kërkojnë shumë vende të botës që e cilësojnë Zvicrën, si qendra më e madhe parajsë fiskale në kontinent.

Exit mobile version