Sot do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale në Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Takimi i parë në këtë fazë të garave do të zhvillohet në Gazprom Arena të St Petersburgit në Rusi, ku Zvicra dhe Spanja përballen mes vete.
Për helvetikët kjo është hera e parë që kanë arritur në çerekfinale të një turneu madhor.
Zvicra synon që të vazhdoj me befasi pasi eliminuan Francën, derisa Spanja si favorit që është kërkon të vazhdoj rrugëtimin për në gjysmëfinale.
Mungesa e madhe te zviceranët është ajo e kapitenit fantastik Granit Xhaka për shkak të kartonëve, derisa pozitën e tij pritet ta zë Denis Zakaria.
Ndërkohë te Spanja pritet ndryshime në portë, ku David de Gea do të jetë titullar.
Formacionet e mundshme:
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic
Spanja: De Gea; Azpilicueta, Eric Garcia, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres
/Telegrafi/