Telegrafi

Zvicra bllokon pasuritë e Gaddafit

"Për të shmangur çdo përdorim abuziv të fondeve publike, qeveria vendosi ngrirjen me efekt të menjëhershëm të të gjitha pasurive të mundshme të Muamer Kaddafit dhe rrethit të tij në Zvicër", njoftoi Ministria e Jashtme zvicerane në një komunikatë.

"Ky vendim ka për qëllim të shmangë çdo rrezik për vjedhje të pasurive libiane që mund të jenë ende të depozituara në Zvicër", shtoi ai.

Sipas autoriteteve zvicerane vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është i vlefshëm për tre vjet. /Telegarfi/