Telegrafi

Zvicra bllokon fondet për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik

Sipas burimeve të ministrisë zvicerane të Ekonomisë, ky vend ka përdorur të drejtën e vetos" për të bllokuar një shumë prej 136 000 eurosh për bashkëpunimin mes G20-s dhe OCDE-së.

Zvicra, e cila gjendej nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, pranoi muajin e kaluar të zbusë sekretin e saj bankar duke u përshtatur me standardet e OCDE-së, e megjithatë, ajo përfundoi në një listë gri të përgatitur nga organizata me rastin e samitit të G20-s më 2 prill në Londër.

Ajo paraqitet mjaft e indinjuar që ekspertët e kësaj organizate para publikimit të raportit në fjalë, nuk kanë komunikuar me të më parë.

Presidenti i Konfederatës dhe ministër i Financave, Hans-Rudolf Merz, ka "shprehur keqardhjen për procedurën dhe kriteret që janë përdorur për hartimin e listës", duke shtuar se Konfederata nuk është një parajsë fiskale.