Site icon Telegrafi

Zvicra, 5.2% më pak eksport

Në tremujorin e tretë ekonomia e Zvicrës ka përsëritur nga tremujori paraprak bilancin negativ sa i përket eksportit.
Sipas Drejtorisë Federale të Administratës Doganore, eksportet kanë shënuar një rënie prej 5.2 për qind, ndërkohë që importet janë ulur edhe më shumë, gjegjësisht për 10.1 për qind.

Rënia më e madhe e eksporteve është shënuar në industrinë e makinave dhe atë elektronike si dhe në industrinë e letrës dhe grafike. Më pak është eksportuar edhe duhani dhe kafeja.

Në këtë sfond të zvogëlimit të eksporteve, përjashtim bën shitja e mallrave nga Zvicra në Amerikën Veriore dhe në Oqeani.

Ndërsa rënia më e madhe e eksporteve zvicerane është regjistruar në Azi, që ndryshe është importuesi i dytë më i madh i mallrave nga Zvicra. /Telegrafi/

Exit mobile version