Site icon Telegrafi

Zvicerania thyen rekordin Guinness pasi krijoi fustanin më të madh në botë të bërë nga torta, mysafirët presin copëzat derisa modelja e kishte veshur

Një bukë-pjekëse zvicerane theu rekordin Guinness në një panair dasmash duke krijuar fustanin më të madh në botë me tortë.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Natasha Coline Kim fah Lee Fokas nga ëmbëltorja “SweetyCakes GmbH” krijoi fustanin ekspozitën Swiss Wedding World në qytetin Bernë, transmeton Telegrafi.

Fustani, i cili peshon 131 kilogram dhe 368 gramë, u certifikua si fustani më i madh prej torte në botë (i mbështetur) nga organizata e mbajtjes së të dhënave.

Guinness postoi një video në YouTube ku tregonte tortën duke u prerë në feta ndërsa modelja e mbante në trup në atë panair. /Telegrafi/

Exit mobile version