Site icon Telegrafi

Zvicerania Petra thotë se pas raportimit të ngjarjes, avokati i Loredanës i premtoi para në këmbim të një marrëveshjeje

Reperja nga Ferizaji, Loredana Zefi, është duke u përballur me akuza të rënda nga një çifti zviceran.

Këta të fundit hedhin pretendime se rap-artistja shqiptare bashkë me të vëllanë u kanë marrë shuma të mëdha parash nën kërcënim dhe shantazhim.

Pas kësaj, ajo u mor në pyetje nga autoritetet zvicerane dhe tani është kthyer në Kosovë.

Lexo po ashtu Pas aferës së përfolur, Loredana dhe Mozzik mbërrijnë në Kosovë

E dëmtuara, Petra Valais, ka rrëfyer për portalin zviceran “20 minuten” (mediat e parë që raportoi për këtë ngjarje), se e njëjta ka marrë ofertë nga avokati i Loredanës gjatë ditës të së mërkurës.

Zonja Valais ka deklaruar se në bisedën me avokatin i cili e ka kontaktuar mbrëmë në ora 21:53, ai i ka thënë se Loredana është e pafajshme dhe vëllezërit e saj kanë qenë inicues për ta shtyrë drejt këtyre veprimeve.

Më pas, sipas gazetës, thuhet se avokati i ka ofruar rreth 200 mijë franga zvicerane, në tentim për të gjetur një gjuhë të përbashkët, teksa në bisedë e sipër ka rritur ofertën e tij në 350 mijë.

“Unë refuzova sërish sepse i kam dhënë Loredanës dhe vëllait të saj dyfishin e kësaj shume”, ka deklaruar Petra për “20 minuten”.

Portali ka treguar se negociatat mes dy palëve po vazhdojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version