Telegrafi

Zvicerania Petra Z. kërkon të vërtetën nga Loredana Zefi

Reperja Loredana Zefi do të merret në pyetje në muajin qershor, pasi akuzohet se i ka zhvatur para një çifti nga Valais.

“Unë nuk kam më frikë”, ka thënë Petra Z për 20 minuten. “Më në fund është dikush – avokati ynë – i cili kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë mbrapa”, shton ajo.

Petra Z. dhe burri i saj, Hans Z. vitin e kaluar kanë akuzuar artisten nga Ferizaji se ajo ka marrë 700 mijë franga nga çifti, rast ky që u zbulua nga 20 minuten.

Loredana Zefi dhe Petra Z. (Foto: 20 minuten)

Reperja ishte bastisur në shtëpinë e saj majin e kaluar, gjersa u arrestua, u mor në pyetje dhe u lirua menjëherë.

Megjithatë, sipas çiftit nuk ka pasur shumë zhvillime prej se ndodhi ngjarja.

“Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i Loredanës dhe administrata e saj më ofruan 200,000 franga dhe më pas 350,000 franga”, kujton Petra Z. “Por unë nuk pranova , Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë”, vazhdon ajo.

Menjëherë pas kësaj, llogaritë e reperes – për të cilat thuhet se përmbajnë disa qindra mijëra franga – u bllokuan.

Zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik në Lucern, Simon Kopp, siguron se ‘hetimi po kryhet në mënyrë aktive’.

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Çifti po ashtu ka besim se prokurori publik i Lucernit do të zgjidhë çështjen.

“Ne e dimë që është shumë e komplikuar dhe se ka edhe shumë materiale”, thotë Petra Z. “Por pa një vendim nuk kemi para. Ne do të duhet të vazhdojmë të jetojmë nën nivelin e jetesës”.

Petra gjithashtu i drejtohet reperes: “Ju gjithmonë keni thënë: ‘Betohem për Zotin, për vajzën dhe familjen time se po e them të vërtetën.’ Loredana, ju lutemi tregoni të vërtetën tani”.

Loredana Zefi dhe avokati Tomë Gashi në konferencën e mbajtur në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Dyshja kishin mësuar se askujt nuk mund t’i besohej vërtet. Ajo do të dëshironte të ndante diçka me të tjerët: “Nëse dikush ju kërcënon ose ju detyron, shkoni direkt në polici. Unë duhet ta kisha bërë atë shumë shpejt”.

Përkundër gjithë kësaj drame, Loredana po vazhdon të qëndrojë mes Zvicrës dhe Gjermanisë. /Telegrafi/